Eko Higjiena

Është përgatitur një atentat kundër Shpend Ahmetit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

​Një javë më parë Policia ishte informuar nga një qytetar se ka dëgjuar bisedën mes disa burrash në një lokal në Prishtinë, ku flitej për dhënien e një shume parash për vrasjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe për blerjen e armëve.

Në tavolinë ka pasur biznesmenë që merren me biznese të ndryshme, duke përfshirë ndërtimet, tregtinë dhe biznesin e karburanteve, ka mësuar “Koha Ditore”.

Policia dhe Ahmeti kanë konfirmuar këtë informacion

Mobi Casa

Burime nga Policia kanë shpjeguar për gazetën se personi që kishte dëgjuar bisedën në një restorant në Prishtinë punon në institucionet e Kosovës.

Ai i ka treguar një anëtari të LV-së për këtë, i cili menjëherë ka shkuar në Polici.