FITORJA

Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar ka ripërsëritur se kryeministri Albin Kurti duhet që të largojë kryetarët dhe policinë nga objektet komunale në tri komunat në veri.

Ai gjithashtu ka kërkuar që pas këtyre veprimeve, të nis menjëherë diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht, të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar për “BBC Radio”.

Escobar duke folur për tensionet në veri tha se ky eskalimi i situatës ishte rezultat i mosgatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar.

Mobi Casa

“Për ne ka qenë e rëndësishme që të ndërtojmë besimin ndërmjet komuniteteve, përpara të gjithave dhe fatkeqësisht përpjekjet tona për tu koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura…”, tha Escobar.

Emisari amerikan më tej shoti se të dyja palët kanë përgjegjësi për shtensionimin e situatës.

Ai u ka bërë thirrje palëve që të rikthehen në dialog dhe të lëvizin përpara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.