ARKATANA

Gashi: LVV-ja po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën – degraduese dhe e panevojshme si gjuhë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Depueti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu suksesin e mundshëm për t’u zgjedhur ia mundëson partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje.

Degraduese dhe të panevojshme e quajti deklarimin e partisë së parë se i kanë votat për ta bërë qeverinë, por jo për ta zgjedhur Haxhiun kryeparlamentare.

Uji Dea

“Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj se është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë e tillë”, deklaroi Gashi.

Gashi tha se duhet të formohen sa më shpejt institucionet ose të shkohet në zgjedhje.