“Ermetal” nga Bursa dëshiron të sjell përvojën e tij në Gjilan

Gjilan – Përfaqësuesit e komunave Gjilan, Novobërdë, Suharekë, Skenderaj, Vushtrri dhe ata na Ministria për Tregti dhe Industri po qëndrojnë në një vizitë studimore në Turqi.
Organizata IOM dhe UNDP është organizator dhe financues i kësaj vizite gjatë kësaj kohe të qëndrimit Ankara ku edhe është vizituar qendra për promovimin dhe përkrahjen e bizneseve zona industriale.
Delegacioni në Stamboll pastaj ka vizituar qendrën më të madhe TOSB ndërsa të enjten ka qëndruar në Bursa ku kanë vizituar Kompaninë “Ermetal” me 1600 punëtorë biznesi që drejtohet nga Fahretin Gulener me prejardhje nga Gjilani kompani ndër më të fuqishmet në Bursa, i cili po ashtu ka edhe qendrën më të madhe të arsimit profesional që në vit certifikon 6000 nxënës dhe studentë për nevoja të ekonomisë së Turqisë.
Kompania “Ermetal” sipas Fadil Osmanit menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan dhe Sabedin Vllasaliu zyrtar nga Artana thanë se dëshiron që përvojën e vet ta sjell në Gjilan nga se emocionalisht është i lidhur me Kosovën .”Ne po promovojmë zonën ekonomike Gjilan – Novobërde dhe po krijojmë mundësi që një pjesë e këtyre emocioneve të përvojës dhe investimeve të barten tek ne” tha Fadil Osmani./rajonipress/