Mekanizëm bujqësor për fermerët serb të Kamenicës
Kamenicë – Së bashku me Nënkryetaren Aleksandra Jovanovic dhe Drejtorin Shpend Morina, sot kemi shpërndarë 10 shpërndarëse për plehun mineral, 4 kosa rotative dhe 4 pjatore ka shkruar Kadri Rahimaj.
Postimi i plotë:
Fokusi i kësaj thirrjeje kanë qenë komunitetet pakicë që jetojnë në Kamenicë, andaj jemi të lumtur që kemi gjithsej 18 përfitues të këtyre pajisjeve.
Gjithsej 11,490 euro ka qenë vlera e pajisjeve të shpërndara sot.
Vazhdojmë me mbështetjen e secilës fushë veprimtari, secilës kategori e secilit komunitet.
Vazhdojmë me punë të tjera të mira