RCCOLA

Ergys Kaçe në Inter?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Interi ka shfaqur interesim për mesfushorin shqiptar të PAOK’ut, Ergys Kaçe.Një tjetër shqitar është shënjestruar nga Interi. Pas Rey Manajt dhe Fabio Sakajt, së fundmi, Neroazzurrët ka shfaqur interes për mesfushorin korçar të PAOK-ut, Ergys Kaçen.

22-vjeçari po kalon një situatë delikate me ekipin e tij në Greqi, ku vuan mungesën e aktivizimit dhe si duket dëshiron të nisë një aventurë të re në një tjetër kampionat.

Mediat italiane kanë përhapur me bujë lajmin se mesfushori i talentuar i Shqipërisë mund t’iu bashkohet gjigantëve milanezë, madje disa prej tyre e kanë bërë fakt të kryer marrëveshjen.

Mobi Casa

Gjithsesi, Kaçe qëndron me këmbë në tokë dhe përpiqet që të jetë i kujdesshëm në gjithçka. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, talenti kuqezi rrëfen kontaktet me Interin dhe mundësinë e transferimit në një klub italian. Por nga ana tjetër nuk e përjashton alternativën për të qëndruar te skuadra selanikase.

“Nuk e di pse nuk po luaj, nuk e kam një përgjigje. Di të them vetëm që mosaktivizimi më penalizon edhe me kombëtaren. Menaxheri im ka kontaktuar me disa skuadra në Itali, njëra prej tyre është edhe Interi. Por thjesht kanë biseduar, asgjë tjetër”, ka deklaruar mesfushori shqiptar.