ARKATANA

“Era Shtet” – VV në Gjilan shkel me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrenncës në punësim duke u dhënë prioritet balldëskave, baxhanakëve e kunatave

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku para qytetarëve kanë paraqitur super-skandalin e punësimeve dy anëtaret e Kryesisë, znj. Shqipe Kastrati – Haziri dhe znj. Drenushë Maloku. LDK me kohë ka paralajmëruar për kurdisjet që po i bënë Hyseni i VV-së në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit, proces në të cilin janë përfshirë edhe deputetë të kësaj partie e drejtori i DKA-së.

Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë konkurs, i humb shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, dhe jo vetëm kaq. Duhet të jesh kunatë, balldeskë, kusheri apo shofer i kryetarit Alban Hyseni, deputetes Arjeta Rexhepi dhe deputetit Luan Aliu, si dhe drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu. Nuk duhet ta harrojmë premtimin e krerëve të kësaj partie me termin se në qeverisjen e tyre do të vije “Era Shtet”, ndërkohë që e bënë pikërisht të kundërtën, duke shkelur me dy këmbët barazinë në punësim e konkurrencën.

Emrat e fatlumeve nga ky konkurs, që janë të gjithë familjarë të afërt me pushtetarët, janë:

Valdrina Iseni – Kunata e Alban Hysenit, administratorit të Komunës.

Vlora Nuhiu – Kunata e Shpend Nuhiut – Drejtorit të Arsimit, i cili për një muaj mandat, bëri 2 punësime familjare.

Donika Ukshini- Vajza e xhaxhait të Ardita Ukshini- këshilltare e pushtetit aktual.

Bleona Arifi – Aktiviste e Vetëvendosje!

Mile Kastrati – Balldeska e Shpend Nuhiut, Drejtor i Arsimit në Gjilan.

GRANDEMALL

Laura Sylejmani- Kunata e Arijanit Sadikut, ish- kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Floresë Zeqiri- Mbesa e burrit të deputetes, Arjeta Rexhepi.

Mimoza Alidemi – Balldeska e deputetit Luan Aliu.

Ajshe Berisha- Gruaja e fotografit të Alban Hysenit.

Nëse me këtë konkurs nuk merren organet e drejtësisë, për të shpërfaqur të gjitha parregullsitë në tërësinë e tij, përgjatë të cilit gjejmë parregullsi dhe shkelje të të gjitha neneve të UA për rekrutimin e mësimdhënësve, atëherë sistemi arsimor në Gjilan me këtë konkurs, do të shënojë degradimin më të madh në historinë e arsimit në komunën tonë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.