UBT

Epshi për pushtet serb, i ndërsen liderët e Luginës deri në Tiranë!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Kujtim Sadriu – Liderët e Luginës së Preshevës, këtë javë, e kanë pasur të ngjeshur me vizita të shumta nga Beogradi, në Prishtinë e deri në Tiranë.

Qëllimi i këtyre vizitave e ka një emërues të përbashkët, pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të Serbisë, më 16 mars, ose bojkotimi i tyre.

Liderët institucionalë dhe partiakë, gjatë takimeve në Beograd, në Prishtinë dhe Tiranë, nuk arritën një marrëveshje të përbashkët rreth zgjedhjeve parlamentare, ata ashtu si shkuan edhe u kthyen, të ndarë e të përçarë si mos më keq.

Partitë politike shqiptare, që i thanë “Jo” zgjedhjeve parlamentare serbe, duke ofruar “arsyet” përmes një komunikate për shtyp, pse nuk dalin në zgjedhje, duke përmendur varg e vi: diskriminimin shumëvjeçar të Beogradit ndaj tyre, ata nuk iu përmbajtën asaj që e thanë, e nënshkruan dhe e vulosun për opinion.

Jo më shumë se 24 orë nga publikimi i komunikatës për shtyp, ku partitë politike alarmonin për mos dalje në zgjedhje, në takimin e Tiranës, te diplomati shqiptar Bushati, deklaronin diçka tjetër nga ato që i ofron komunikata. Ata në Tiranë kërkonin hise te mandati i deputetit, duke kërkuar një pajtim partiakë nëse ata radhiten të parët në Listë, për ta lënë PVD, të dytën sipas radhës.

Uji Dea

Kështu që, pjesa më e madhe e bisedës u përqendrua rreth kompromisit për të zënë vendin e parë në Listën unike rreth zgjedhjeve, duke harruar se pak më parë kishin dalë me komunikatë kategorikisht kundër zgjedhjeve.

Çfarë paradoksi! Po të pranonte i pari i PVD-së, që të zbres një shkallë më poshtë në Listën për deputetë, partitë kundërshtare të zgjedhjeve do të kishin pranuar me gjithë qejf të marrin pjesë në zgjedhje. Me këtë shihet qartë dyfytyrësia e këtyre liderëve politikë, të cilët se kanë për zemër zgjedhjen e problemeve shqiptare në Luginë, por për ta siguruar ulësen në Parlamentin e Serbisë, për interesa partiake, personale e familjare.

Duke parë diplomati shqiptar se këtyre liderëve të Luginës, nuk u prêt “sakica në një vend”, i la të kthehen ashtu si në këngën popullore: “Shko e eja si Adem Peja!”

(Autori është kryetar i Këshillit lokal të Partisë Liberale të Çeda Jovanoviçit për Preshevë, kandidat i mundshëm për deputet nga radhët e kësaj partie)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.