Eko Higjiena

“Epopeja e UÇK-së” ndryshoi historinë tonë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Veprimtari i shquar e i çështjes kombëtare Adem Demaçi, ka thënë se Epopeja e UÇK-së është epopeja më e madhe që nga koha e Hasan Prishtonës.

Ai ka vlerësuar se “Epopeja e UÇK-së” ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe popullit shqiptar.

FIDANISHTJA

Demaçi ka thënë se me flijimin e komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, botës iu bë e qartë se populli shqiptar është i gatshëm të vdes për lirinë e popullit të vet.

“Kjo është epopeja e madhe të çilën e bëri Adem Jashari me familje. Ai flijim ndezi zemrat e shqiptarëve dhe detyroi botën, miqtë tanë, ta shihnin të vërtetën”, ka vlerësuar Demaçi./Epoka e re/