FIDANISHTJA

Epopeja e UÇK-së, Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e Epopesë së UÇK-së tha se në ato ditë të përballjes së familjes Jashari në Prekaz me aparatin e shtypjes, historia u shkrua me zjarr e gjak.

Kurti para deputetëve të Kuvendit dhe të pranishmeve tjerë tha se Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe artikulim të qartë të synimit për liri e mëvetësi.

“Në ato ditë të përbllajes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes në Prekaz historia u shkrua me zjarr e gjak. Toka u bë altar i lirisë e një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit Adem Jashari e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kurti tutje theksoi se kjo sakrificë u përjetësua në vetëdijen e kujtesën tonë kolektive, se liria paguhet shtrenjtë dhe se është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme.

Fundamenti

“Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe artikulim të qartë të synimit tonë për liri dhe mëvetësi”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se qëndresa e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit përbëjnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej së cilës buron liria e Kosovës.

“Krismat e pushkës në Prekaz u përhapën larg deri te ndërgjegja e diplomacisë ndërkombëtare. Ato krisma zgjuan mbarë kombin dhe shumëfishuan radhët e UÇK-së, duke shndërruar rezistencën në lëvizje të pandalshme për liri”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.