FITORJA

Enver Hasani “kërcënon” presidenten!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka “kërcënuar” nëpërmjet një letre presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke kërkuar nga kjo e fundit që mos ta dekretojë Ligjin për Amnisti, të miratuar javë më parë nga legjislativi i vendit.

Nëpërmjet një letre të dërguar më 22 korrik 2013, të cilën e posedon edhe gazeta “Zëri”, Hasani i ka shkruar të parës së shtetit se nëse kjo e fundit i ndërmerr hapat për dekretimin e Ligjit, duhet ta ketë parasysh nenin 43.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Neni 43.2 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese përcakton se në rast kur ligji, apo vendimi i miratuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës kontestohet sipas nenit 113, paragrafi 5 i Kushtetutës, ligji apo vendimi i tillë mund t’i dërgohet Presidentit të Republikës së Kosovës për shpallje në pajtim me modalitetet e përcaktuara në vendimin final të Gjykatës për rastin e kontestuar”, thuhet mes tjerash në letrën e Hasanit dërguar Jahjagës.

Eco Higjiena

Mirëpo, me një arsyetim të tillë të kreut të Gjykatës Kushtetuese, drejtuar institucionit më të lartë në vend, nuk pajtohet kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Arben Gashi potencon se letra e Kushtetueses është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e Presidencës.
“Kreu i Gjykatës Kushtetuese mund ta vendosë masën e parakohshme dhe në kuadër të saj mund të thotë që ligji është i pazbatueshëm, por assesi të dërgojë letra në Presidencë”, ka thënë për gazetën “Zëri” Gashi, duke shtuar se ky veprim i Kushtetueses është joprofesional dhe jokorrekt. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.