United Hospital

Enrika Derza nga Shkodra, në garë për “The Voice of Switzerland”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Enrika Derza, e cila ka dalë nga “The voice of Albania”, po del triumfuese në një konkurrim tjetër në Zvicër.

Vetëm 17 vjeçe, por me zë mjaft të veçantë, Enrika Derza ka udhëtuar rrugë të gjatë nga Shqipëria në Zvicër për të marrë pjesë në edicionin e dytë të spektaklit “The Voice of Switzerland”. 17-vjeçarja nga Shkodra me prezantimin e saj në “Blind Auditions” ka thyer zemrat e jurisë zvicerane: Marc Sway dhe Philipp Fankhauser. Enrika Derza ka siguruar tashmë vend në këtë garë në ekipin e Marc Sway.

Uji Dea

Për 17-vjeçaren Enrikën “The Voice of Switzerland” nuk është eksperiencë e re, ngase edhe në “The Voice of Albania” ajo kishte depërtuar deri në finale. Kushërinjtë e Enrikas jetojnë në Zvicër. Prandaj ata kishin bërë përpjekje që t’ia mundësojnë këtë ëndërr ta ketë më afër.

Enrika Derza vjen nga Shkodra. Talenti i saj në muzikë ishte zbuluar në moshën 15-vjeçare në një format botëror, siç ishte “The voise”, që erdhi si risi në Shqipëri. Enrika kishte mbërritur në finalen e madhe “The Voice of Albania”. Ajo kishte prezantuar edhe në festivalin e të rinjve në Shqipëri, Top Fest. Derza kishte fituar edhe dy çmime në festivale ndërkombëtare./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.