Fundamenti

Engel: Kosovës t’i ofrohet hyrja në NATO

/ 2 minuta lexim

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, deklaroi se Shqipëria dhe Kosova duhet të lëvizin më shpejt në rrugën e përparimit dhe integrimit evropian.

“Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur, por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëviznin edhe më shpejt”, ka thënë Engel për INA, duke shtuar se ndjehet i sigurt se Kosovës duhet t’i ofrohet hyrja në NATO dhe BE. “Porse, ajo duhet të përqendrohet më shumë, dhe të shpenzojë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, si dhe liberalizimin e vizave”.

Hidromorava

Ai mendon se integrimi i serbëve është tashmë në udhë të mbarë.

“Serbët, po shërbejnë sot në pozita të larta në qeverinë e Kosovës. Ata janë duke drejtuar komunat e tyre dhe kanë marrë pjesë gjerësisht në zgjedhje. Ky është vetëm fillimi, por unë besoj se në të ardhmen, serbët në veri të Kosovës, do të kenë më shumë avantazhe për një pjesëmarrje aktive në Kosovë dhe se do të ndjekin shembullin e shumicës së serbëve që jetojnë në jug”, ka shtuar Engel. /INA/Telegrafi/