Ëndrrat e krijuesit neokomunist

Parodi humoristiko satirike –
Kujtoj vitet e fëmijërisë –
Drejt shkollimit kur jam nisë …
Kur s’ na linin mësuesit rehat –
Lexo libra – shkruaj referat !…
Përmendësh mësonim poezitë ,
Përmendësh mësonim biografitë …
Nuk guxonim mësuesin me e pritë ,
Nuk na linin rehat me u rritë !
Ato vite kur i kujtoj ,
Vet me veti po mendoj –
Si të shkruaj vepra me nam ,
Që t’i krijoj vetit famë ?!
Ka shumë kohë që s’ flejë në shtrat ,
Nuk e bëjë gjumin rehat ,
Rri gjithë natën si lugat –
Shkruaj vepra për nasihat !…
Shkruaj tregime , shkruaj romane –
Për shumë ngjarje të kësaj ane !…
Shpërndaj libra me autograme –
Ndoshta m’ fusin n’ “Plan – Programe !”…
Shkruaj tregime e poezi ,
Për të rritur dhe për fëmijë …
Kam në zemër nostalgji –
Ndoshta m’ fusin n’ “Antologji!”…
Fëmijët n’ shkollë s’ do t’ rrinë rehat –
M’i bëjnë veprat referat !
M’i mësojnë vjershat përmendësh rafal –
M’i recitojnë si papagall !
Mësuesit do t’i qesin mendsh –
Biografinë , t’ ma mësojnë përmendësh !
Brez pas brezi do t’ m’ kujtojnë ndershëm –
Do të bëhem i pavdekshëm !
Dikur , isha komunist ,
Tash do t’ bëhem karrierist !
Do t’ lexoj në festivale –
Nëpër ara e nëpër male !…
Do t’ lexoj nëpër mitingje –
Si boksierët kur dalin n’ ringje !
Marr mirënjohje e marr shpërblime –
Ma i dalluari për krijime !…
Do ta mbështjell kokën me lesh –
Që t’ dallohem kur t’ dal në shesh !
Do t’i lidhi flokët bistekë –
Që t’ më njohin n’ bibliotekë !
Do t’ nënçmoj krijuesit tjerë –
Ata , n’ shkrime nuk marrin erë !
Nuk do t’ rri me ta n’ qytet –
Para tyre – unë jam mbret !
T’ falëm nderit , o kompjuter –
Duron shkrime për beter !
T’ falëm nderit , e dashura letër –
Ç’ duron ti – s’ duron kush tjetër !
Demir Krasniqi