FIDANISHTJA

Endi Sopi futbollisti që premton

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në të shumtën e rasteve është thënë se dita e mirë shihet në mëngjes, e një gjë e tillë vlen për futbollistin Endi Sopi. Bjondi nga Gjilani edhe pse në moshë të re, tani e shtatë vite asnjëherë nuk ju nda topit “maxhik” të futbollit duke dëshmuar se ky futbollist ka një talent të jashtëzakonshëm në fushën e gjelbërt të futbollit.

Majtaku Endi i dashuruar pas futbollit, ka një synim të madh në karrierën e tij futbollistike. “Futbolli është një pjesë e imja e jetës, të merresh me futboll është kënaqësi e jashtëzakonshme tani e 7 vite asnjëherë nuk ju kam ndarë kësaj loje maxhike, gjerë më tani jam shumë i kënaqur me atë se çka kam arritur”, shprehet 13 vjeqari Endi Sopi.

Flokëverdhi Endi Sopi përpos që është nxënës shembullor, ai është edhe futbollist që shumë bashkëfutbollist i kanë lakmi për paraqitjet e tij në fushën e futbollit.
“Jam shumë i kënaqur me rrethin ku stërvitem për çdo ditë bëhet punë profesionale, ndërsa nga shkolla e jonë e futbollit gjithmonë kanë dalur talent të mëdhenj të futbollit, të cilët sot kanë emra si në futbollin e Kosovës një ashtu edhe jashtë sajë”, thekson majtaku Sopi.

FIDANISHTJA

Këtë djalosh e karakterizon nuhatjen të cilën ka për gol si dhe gjuajtjet precize dhe të fortë. “Shënimi i golit në portën kundërshtare për mua është festë, atë e përjetoj në mënyrën time sa më afër portës kundërshtare aq më i sigurt jam në ndeshje, ndërsa aspiratat e mija në të ardhmen janë që t`i bashkëngjitëm ndonjë Akademie të madhe të futbollit evropian për t`i sprovuar forcat e mija”, tregon talenti Sopi.

Për një talent të futbollit çfarë është Endi, fjalë të mëdha kanë edhe dy trajnerët e shkollës të futbollit “Shkëndija” Selim Muja e Veton Xhemajli.
“Kemi të bëjmë me një futbollistë të jashtëzakonshëm, është një sulmues i shkëlqyer ka nuhatje për gol, është futbollist mjaft i disiplinuar, i cili i zbaton detyrat e marrura nga trajneri, Endi jam shumë i bindur ka një ardhmëri të ndritshme të futbollistit”./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.