Uji Dea

Ende pa emra për kreun e shtetit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfundoj mandatin e saj më 4 prill 2026. Por, ky s’është afati i fundit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kosova duhet të nisë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, brenda 10 ditëve të ardhshme. Më së voni deri më 4 Mars. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë për një mandat të dytë, por nuk ka konfirmuar nëse i ka siguruar votat e nevojshme.

Në presidencë nuk iu përgjigjen RTK-së gjatë ditës për këtë çështje.

Heshtjen e partisë në pushtet, ani pse kishte deklaruar se do të nisin shpejtë bisedimet për emrin e kreut të shtetit, e ka komentuar ish gjyqtari i kushtetues, Kadri Kryeziu.

“Gjatë praktikave të mia parlamentare që kanë ndodh deri më tani partia më e madhe e ka propozuar presidentin, sepse pa këta deputet është e pamundur të zgjedhet presidenti, duke pasur parasysh se prezenca e deputeteve duhet të jetë mbi dy të tretat”, ka thënë Kryeziu.

HW

Kryeziu thotë se vonesa e propozimit të emrave për president mund të lidhet me tendencën për ta quar vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Për të kjo do të ishte me dëm të madh për vendin.

“Tendencat janë me shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, efkete negative, te brendshme dhe të jashtme, është dëm i madh nëse shkohet prapë në zgjedhjet të jashtëzakonshme.

Kushtetuta e Republikës thotë se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet një muaj para përfundimit të mandatit, në këtë rast më 4 mars.

Ditë më parë, kryekuvendarja Albulena Haxhiu, deklaroi se do të thërrasë seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit, sapo të dorëzohen 30 nënshkrimet e nevojshme nga dy kandidatë.

Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.