UBT

Ende nuk dihen masat shtrënguese që do të merren pas 13 prillit?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “I ftoj gjilanasit të vetëpërmbahen, të mos blejnë dhe të mos shërbejnë pa masa mbrojtëse. Lakorja e të prekurve me Covid-19 po bie”, tha Lutfi Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se është varrosur sot Z.I. (75 vjeçar) në fshatin Vrapçiq, i cili më 25 mars kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Haziri i ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta familjes Shaqiri, duke thënë se Shtabi Emergjent do t’i qëndrojnë pranë kësaj familje, për ta përballuar më lehtë ndarjen nga familjari i tyre.

“Sot në fshatin Vrapçiq është varrosur bashkëqytetari ynë, i cili mbrëmë ka ndërruar jetë. I ndjeri Z.I. (72 vjeç), ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë që nga testimi më 25 mars. Gjendja e tij ka qenë pa vështirësi e pa simptoma të rënda, por për shkak të problemeve tjera shëndetësore, infeksioni i ka shkaktuar efektet e rënda, duke ndërruar jetë. I Shpresim ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Haziri.

Ai pohoi se ambienti në të cilin po punojmë është jashtëzakonisht i vështirë sepse po luftojmë me të panjohurën dhe falë lojalitetit të qytetarëve, ne po vazhdojmë me masat shtrënguese.

FIDANISHTJA

“Rasti i Zhegrës është shëruar plotësisht. Zhegra nga sot në masa lehtësuese do ta kalojë procesin e karantinës, por natyrisht nuk është proces i lehtë. Ndërkaq, Vrapçiqi vazhdon të mbetet në karantinë. Ne po i presim testet e fundit sot për familjen Shaqiri dhe Ismajli”, ka shtuar Haziri.

Haziri njoftoi se pakoja ekonomike bujqësore është duke u përgatitur sot, duke ftuar të gjitha organizatat shërbyese që merren me shit-blerje dhe furnizime ushqimore që t’i trajtojnë prodhimet e Gjilanit.

“Nga java e ardhshme ne do të organizojmë masa lehtësuese për prodhuesit bujqësor dhe prodhuesit tjerë, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin dhe të mos pengohet ky aktivitet i domosdoshëm”, ka thënë Haziri.

Haziri theksoi se nga nesër, bashkë me kryetarët tjerë të Komunave të Anamoravës, do të diskutojmë për pakon e masave shtrënguese pas 13 prillit.

“I ftoj gjilanasit të vetëpërmbahen, të mos blejnë dhe të mos shërbejnë pa masa mbrojtëse. Lakorja e të prekurve me Covid-19 po bie”, tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.