UBT

Emigrimi i fuqisë punëtore shqetësim për qytetarët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Skender Berisha – Kosova shikuar nga prizmi kohor ka patur fazat e saj të ngritjes dhe rënies së popullsisë dhe fuqisë punëtore. Por, që nga paslufta e këtej kemi reagimin e fuqisë punëtore në mënyrë permanente nga keqpërdorimi dhe menaxhimi i dobët i sistemit të ndërtuar shtetëror.

Për këtë problematikë kaq serioze për vendin shumë pak është diskutuar dhe punuar. Kohëve të fundit kemi plane dhe projekte nga disa shtete perëndimore për thithjen e fuqisë punëtore nga vendet ballkanike. Edhe Kosova nuk mbetet anash pa u prekur nga ky projekt i pistë i vendeve perëndimore, e sidomos të Gjermanisë, duke shtyrë qytetarët të aplikojnë sa më shumë dhe duke bërë zgjedhje kinse në mënyrë rastësie, ndërsa në anën tjetër bënë përzgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar dhe të moshës së re.

Kjo mënyrë dhe mënyrat e tjera të shteteve që po provojnë të thithin fuqinë punëtore nga Kosova po dëmtojnë vendin dhe po shtyjnë qytetarët e kualifikuar të largohen pa menduar dy herë. Edhe pse liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës qëndron pezull, ky problem nuk duket shumë kur vihet në pyetje fuqia punëtore. Padyshim se ky ritëm i ikjes së fuqisë punëtore nga Kosova do të sjellë edhe pasojat me kohë.

Mobi Casa

Shumë biznese dhe digasterë të ndryshëm veçse e kanë ndjerë mungesën e fuqisë punëtore. Konkurseve të ndryshme u përgjigjen pak kandidatë. Edhe ata që konkurrojnë me kualifikime janë sfidues për sistemin. Kosova po rrëshqet ngadalë drejt zvogëlimit të popullsisë dhe në të njëjtën kohë edhe të fuqisë punëtore, dhe kjo do të jetë edhe njëra ndër sfidat e radhës në stadet afatmesëm dhe afatgjatë në zhvillimin e vendit.

Me këtë ritëm siç duket pas 10-20 viteve do të jetë privilegj të jesh i pa punë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.