ARKATANA

Emërohen drejtorët e rinj të Komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, ka emëruar drejtorët e rinj në mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve. Derisa në ditët në vijim pritet të emërohet edhe drejtori-esha e Arsimit dhe zyrtarët tjerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot mbajtën mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, ku prezantuan një pjesë të përbërjes së re të kabinetit qeverisës për Komunën e Gjilanit.

“Zotohemi se kjo përbërje do të jetë e përkushtuar dhe transparente që gjatë 4 viteve të ardhshme të punojë me nder dhe përgjegjësi”, tha Alban Hyseni.

UBT

I pari i Gjilanit, tregoi përbërjen e kabinetit qeverisës:
Kushtrim Ibrahimi – Drejtor i Shërbimeve Publike
Bajram Isufi – Drejtor për Bujqësi dhe Pylltari
Flakron Rexhepi – Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit
Mimoza Kadriu – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Kushtrim Zeqiri – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport
Enver Shabani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Eljesa Rashiti – Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Avdyl Kastrati – Drejtor për Buxhet dhe Financa
Haki Huruglica – Drejtor për Zhvillim Ekonomik
Isa Agushi – Drejtor për Inspeksion
Elbasan Shabani – Drejtor për Administratë të Përgjithshme
“Ditëve në vijim do t’i bëjmë të ditur edhe emrat e zyrtarëve të tjerë. Na priftë e mbara”, tha kryetari Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.