KKGJILAN

Emërllahu i EVSB takohet me KFOR-in amerikan, flasin për projektet vetëdijësuese

/ 2 minuta lexim

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB) dhe zyrtarët e KFOR-it Amerikan, biseduan tema të ndryshme veçmas rreth gjendjes aktuale në Komunën e Vitisë, dhe në nivel vendi.

Rreshteri Wilams, u njoftua se EVSB, PK, dhe Institucionet Komunale të Vitisë, kanë bashkëpunim të mirë ndër vete.

EVSB, i njoftoj të pranishmit rreth aktiviteteve dhe rreth identifikimit të problemeve të natyrave të ndryshme, e që i përkasin aspektit të sigurisë.

Po ashtu të pranishmit u njoftuan se të gjitha projektet dhe fushatat vetedijesuese që bëhen për çdo vit nga EVSB dhe PK, mbështeten nga Institucionet tona Komunale, dhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë, z.Sokol Haliti.

Fidanishtja

Rreshteri Dillon Wilams, falënderoj EVSB-në e Vitisë, për punën e pa lodhshme dhe aktivitetet e tyre të zhvilluara të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë dukshëm në aspektin e sigurisë së vendit.

Rreshteri:Wilams, u shpreh i gatshëm që të marr pjesë në fushatat vetedijesuese që mbanë EVSB, dhe shprehi gatishmërinë për të mbështetur EVSB-në, në realizimin e projekteve të shumta, dhe në çdo aspekt tjetër.

Para përmbylljes së takimit EVSB dhe KFOR-i, amerikan, vlerësuan se gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë, është e mirë, e qetë dhe stabile.
Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu falënderoj KFOR-in, për bashkëpunimin, dhe mbështetjen dhënë EVSB-së, së Vitisë./rajonipress/