Elvana me këngë të re

E këtij projekti më së shumti i janë gëzuar fansat e këngëtares të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë që mezi presin ta dëgjojnë këngën më të re nga e pëlqyera e tyre.
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata e cila është njëra ndër fytyrat tona publike më të përfolura si duket këtë sezon nuk e ka në plan të ndalet. Pas suksesit që ajo korri me këngën e fundit të cilën e pat në bashkëpunim me Kaos, ‘Disco Disco’, këngëtarja bën me dije se së shpejti do të vijë edhe me një këngë të re.
Këtë Elvana e ka bërë të ditur përmes faqes së saj zyrtare në ‘Twitter’ ku ka shkruar. ‘Coming Soon’. Ndërkaq ajo nuk ka lënë asnjë detaj më shumë rreth risisë që po e përgatit për publik, e vetmja që këngëtarja tregon është se së shpejti do të kemi diçka të re nga ajo.
Ndryshe këngëtarja pak ditë më parë ka publikuar një foto gjatë xhirimit të klipit të ri, ku edhe kësaj radhe dukej se ka vendosur të vijë me stil të viteve të 90-ta. E këtij projekti më së shumti i janë gëzuar fansat e këngëtares të cilët nuk kanë hezituar të komentojnë që mezi presin ta dëgjojnë këngën më të re nga e pëlqyera e tyre.