Elmaz Bajrami doajeni i boksit kosovar
Gjilan – Gjilani gjithmonë ka pasur emra të mëdhenj në sport, njëri ndër ta është ish njëri ndër boksierët e parë Elmaz Bajrami i cili për 20 vite ushtroi zejen e trajnerit të boksit.
Nga duart e Bajramit kanë dalur shumë emra të mëdhenj të boksit të cilët gjatë karrierës së tyre kanë arritur në piedestalin më të lartë të boksit në arenën ndërkombëtare.
Elmaz Bajrami karrierën e boksit e kishte filluar si 16 vjeçar në vitin 1961 gjerë në vitin 1973 duke boksuar në kategorinë pendël, në skuadrën e boksit Jedinstvo në Gjilan e cila më vonë e ndërron emrin në Partizan ndërsa në vitin 1964 në Drita.
Trajneri i famshëm Bajrami me zejen e trajnerit fillon të merret në vitin 1970 i cili edhe pse ishte boksier aktiv ai ishte dashuruar që zejen e boksit ta përcjell tek gjeneratat e reja, Bajrami ishte i licencuar në zejen e trajnerit nga licencat më të mëdha të vendit të asaj kohe dhe të pranuara ndërkombëtarisht.
Bajrami një trajner largpamës me punën e tij profesionale arrinë që klubin e boksit Partizan të Gjilanit ta inkuadron në Ligën e Dytë të boksit në ish Jugosllavi.
Puna e pa lodhshme e Bajramit dhe puna cilësore me kategoritë e reja japin fryte të mëdha duke bërë boksier me renome dhe kampion të ndryshëm në arenën ndërkombëtare.
Talentët të cilët arritën të bëjnë ‘kërdi’ nëpër ringjet e ish Jugosllavisë nga dora e trajnerit Elmaz Bajramit ishin: Ismet Haziri, Agim Latifi, Shemsi Kurtalani, Maksut Maksuti, Nazim Halili,Jonuza Pajaziti, Afrim Halimi, Rexhep Jahiu, Mexhit Ramadani e shumë të tjerë.
“Ka qenë kohë e artë e boksit jo vetëm në Gjilan por në tërë Kosovën, boksierët e Kosovës në çdo garë Evropiane kanë qenë më të mirët ne kemi qenë bërthama e boksit në ish Jugosllavi këta boksier të gjitha trofet e mundshme sot i kanë në vitrinat e tyre dhe jam shumë krenar që kam punuar me këta djelmosha dhe ju kam mësuar ABC e boksit”, tregon me nostalgji për ‘rajonipress’ Elmaz Bajrami.
72 vjeqari Bajrami i lodhur nga mosha e shtyer talentin e tij të trajnerit nuk u la pa u vërejtur edhe nga shteti i ish Jugosllavisë atijë ju besua edhe Reprezentacioni i këtij shteti në arenën ndërkombëtare.
“Është shumë e vërtetë kam qenë selektor i ish Jugosllavisë në vitin 1980 boksierët i kam udhëhequr në Kampionatin Ballkanik në Turqi duke arritur suksese kulminante, po të njëjtin mundësi e kam pasur edhe në vitin 1984 duke e udhëhequr Reprezentacionin e boksit të Jugosllavisë në Rusi ku ishin boksierët më të fortë të shteteve komuniste”, shprehet Bajrami.
Pedagogu i boksit Bajrami me nostalgji kujton punën që ka bërë me dy trajnerët më të njohur jo vetëm të Jugosllavisë por edhe më gjerë Lah Nimanin e Bruno Hartinskin.
“Kam qenë pjesë përbërëse e këtyre trajnerëve të cilët gjatë karrierës së tyre nuk kanë lënë medalje pa marrë në çdo cep të botës me boksierët e tyre me Lah Nimanin kam punuar shumë ky njeri nuk përsëritet më ai ka qenë njeri i jashtëzakonshëm ai ka qenë në gjendje ta dijë edhe në gjumë se çka mendon boksieri ai është i papërsëritshëm ndërsa Hartinski ka qenë Enciklopedi e boksit ai ka pasur besim të madh tek unë dhe Lahi dhe gjithmonë e ka potencuar se ju jeni krahu im i djathtë”.
Sipas Bajramit njerëzit të cilët e kanë sensibilizuar boksin në Gjilan dhe Kosovë të cilët në mënyrë profesionale e kanë udhëhequr janë:
“Në Gjilan padyshim dhe i pa kontestueshëm është Ajvaz Sejdiu, i cili boksierët Gjilanas në asnjë moment nuk i ka lënë vetëm duke ju krijuar mundësi të jashtëzakonshme për të boksuar, ndërsa në Kosovë nuk diskutohet janë Agim Zatriqi dhe Shkëlzen Riza të cilët kanë bërë Revolucion në boksin shqiptarë në të gjitha kohëra”, thotë Bajrami.
Bajrami ka një porosi të veçantë për FBK se si arrihet tek rezultatet.
“Në mënyrë urgjente duhet të bëhet plan programi në shtigje të gjata të formohen shkollat e boksit, të arrihet marrëveshja me ish boksier të dëshmuar të formohet Liga e Kosovës në Boks rezultatet nuk do të mungojnë po ju përkujtoj se në jemi kombi më i talentuar në botë në boks ndërsa ne këtë e anashkalojmë kjo është tmerr për boksierët e rinj, por edhe për vetë shtetin e Kosovës”.
Elmaz Bajrami për pos boksit kishte lënë gjurmë të thella edhe si Automekanik i dalluar çka dëshmon edhe me dhjetëra mirënjohje nga KFORI, UNMIKU, EULEXI për rregullimin e automjeteve të tyre.
Bajrami me shumë nostalgji ka një porosi të veçantë jo vetëm për boksierët por për të gjithë rinin e Kosovës.
“Duane sportin duane atdheun kontribuoni për vendin tuaj kudo që jeni kjo tokë është e jona e kemi larë shumë herë më gjak dhe është koha kur duhet ta ruajmë si sytë e ballit, dua që në prag të festës së flamurit 28 Nëntorin kjo ditë e shejtë t`ju gjejë të bashkuar e të lumtur”./rajonipress/


