Elita Reçi: Këngën në festival e këndova për dashurinë tuaj
![](https://rajonipress.com/file/2024/12/elitareqi.webp)
Këngëtarja e njohur Elita Reçi ka ndarë një mesazh emocionues pas pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike”, ku mori pjesë për të tretën herë, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim të fundit, Reçi falënderoi fansat e saj për mbështetje të jashtëzakonshme dhe ndau disa detaje nga eksperienca e saj në festival, si dhe përvojat e vështira që kaloi gjatë përgatitjeve.
Këngëtarja e njohur performoi këngën “As Ajo”. Ajo u shpreh se kënga e saj përmbante mesazhin e dashurisë së vërtetë dhe shprehu kënaqësinë që pati mundësinë të performonte në një skenë prestigjioze, e cila, siç tha ajo, nuk është e lehtë për t’u prekur nga secili.
Megjithatë, Elita zbuloi se gjatë festivalit kishte pasur probleme shëndetësore, duke përmendur një kole të fortë që kishte ndikuar edhe në ngjirjen e zërit të saj. Ajo tha se, pavarësisht këshillave të mjekëve që e paralajmëruan të mos këndonte, vendosi të performonte për publikun e saj besnik.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq, sapo ka përfunduar festivali “Kënga magjike, ku unë mora pjesë për herë të tretë, dhe kësaj here me këngën “As ajo ” me tekst të Elios Shulit, djalit aq të talentuar, i cili me vargjet e tij, përcolli mesazhin më të bukur, atë të dashurisë së vërtetë, dhe muzikë e orkestrim të Kledi Bahitit, mjeshtrit, i cili përmes melodisë aq të bukur që krijoi, depërtoi në zemrat tuaja, ashtu sic di vetëm ai…
Jam e lumtur që shkela këtë skenë të cilën, jo cdokush ka fatin dhe mundesinë për ta prekur!
Tani, meqë festivali ka mbaruar, dua t’ju bëj me dije se, kisha kohë që unë, nuk kam qenë mirë në aspektin shëndetësor, si rezultat i një kolle të tmerrshme , e cila mu reflektua edhe tek ngjirja e zërit, dhe për këtë arsye, desha në cdo moment tu tërhiqja nga festivali, sepse edhe mjekët nuk me lejonin për të kënduar! Por, unë vendosa të këndoja, pavarësisht gjendjes sime, dhe e dini pse? Jo sepse jam e etur për cmime, sepse në karrieren time të këtyre viteve, numëroj disa cmime e kupa te festivaleve, që i kam fituar në kohën kur nuk kishte nevojë për tiu lutur e përkulur askujt për të të votuar, sepse vlerësohej arti i vërtetë!dhe arsyeja për të cilën vendosa të këndoja ishte për secilin nga ju, që më keni mbështetur pafund me mesazhe dhe dashuri që nga dalja ime e parë tek ” E diela shqiptare” nuk arrij dot kurrë t’ju falenderoj aq sa duhet nga thellësia e zemrës për gjithë atë dashuri e vlerësim që më keni falur! Zoti ju bekoftë!
Latinet thonë: “De gustibus non est disputandum”, që do të thotë “Për shijet nuk duhet diskutuar” ose “Shijet nuk janë për t’u debatuar.” Kjo shprehje përdoret për të treguar se preferencat personale janë subjektive dhe nuk mund të jenë objekt gjykimi.
Ndaj falenderoj ata kolegë që më votuan, edhe ata me të cilët nuk ndajmë të njëjtat shije muzikore!pavarësisht mendimit të tyre, unë mora dashurinë dhe vlerësimin e publikut, dhe kjo është vota që e bën këngën time, vërtet një këngë magjike!Faleminderit ju, që vazhdoni ende besoni tek muzika e pastër, tek melodia, tek poezia dhe tek arti i vërtetë.
Ju premtoj që: Elita do mbetet Elitë sa të ketë frymë, dhe do vazhdojë t’ju dhurojë këngët më të bukura përmes zërit dhe artit të saj unik!Ju dua🫶🌹