Fundamenti

Elina Duni një këngë me muzën e zezë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Më shumë se kurrë ka shtrirë angazhimin e saj në të kënduarit ‘live’. Por këngëtarja nga Shqipëria, Elina Duni, ka treguar se është duke punuar edhe rreth projekteve të reja.

Përveç një albumi, këngëtarja që në të shumtën e paraqitjeve ‘live’ po këndon përkrah këngëtarit kosovar Dren Abazi, ka folur për inspirimin e saj rreth këngës së re, ndërsa ka bërë me dije se puna rreth një albumi këngës po vazhdon suksesshëm. “Një këngë e re…qe do vijë me muzën e zezë, albumi i ri, së shpejti”, ka shkruar përmes rrjeteve sociale Duni.

RCCOLA

Ndryshe, ajo mund të vlerësohet si këngëtarja më e kërkuar e muzikës jazz kohës së fundit. Bazuar në datat e aranzhuar për koncerte, Duni pritet të ketë një kohë shumë të ngarkuar artistikisht.