Fundamenti

Elhaida Dani: Puthuni dhe mjaft!

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Më shumë se një muaj nga mbrëmja që i dha fitoren, triumfin në edicionin e parë të “The Voice of Italy”, Elhaida Dani vjen në një rrëfim tjetër për kanalin italian RAI UNO. E ardhur nga Tirana, siç ajo e ka prezantuar veten për të gjithë publikun e shtetit fqinj, shqiptarja ka gjetur me të vërtetë suksesin e shumëëndërruar. Me një zë të madh dhe studimet muzikore pas shpine, çmime dhe konkurse talentesh të rrëmbyera në tokën e lindjes, zbret në Itali plot ëndrra dhe me fjalë të pakta në xhep sa i takon gjuhës së shtetit fqinj. Në krye të këtij muaji, ajo publikoi albumin e saj dhe videoklipin e një prej këngëve “Baciami e basta”.

“Në fillim nuk e dija gjuhën italiane, isha në pritje të ndodhte diçka, nuk dija asgjë, nuk kisha asnjë pikë referimi. Për mua, ky ishte kurorëzimi i një ëndrre”, thotë Elahida, e lumtur dhe entuziaste. “Albumi i parë, me bashkëpunime të mëdha, me të cilat ndihem shumë krenare. Kam qenë me fat. Cocciante ka shkruar për mua ‘When love calls your name’, Kekko nga Modà, me të cilin kisha kënduar gjatë natës finale, më shkroi këngën ‘Baciami e basta’. Menjëherë u —-ndjeva lehtësi me të, vetëm gjatë provave të “The Voice”. Ai është një person mjaft i thjeshtë dhe unë e vlerësoj shumë. Më patën thënë se në album do të ishte edhe një këngë në gjuhën italiane. Më kanë bërë ta ndiej shumë këtë muzikë të shkruar nga amerikanët dhe menjëherë më pëlqeu shumë. Mungonte vetëm teksti në italisht. Tri ditë më pas më marrin në telefon dhe më thonë se Kekko ka shkruar tekstin për mua. Më pëlqeu shumë, e mora për ta falënderuar dhe më tha se i pëlqente të kompozonte për mua një këngë të plotë në të ardhmen”.

Një marrëdhënie e nisur menjëherë me “këmbë në tokë”, ajo mes ju të dyve. Lindur në plotësimin e një rruge të vështirë, plot stimuj dhe emocione…
“Po, në të vërtetë ishte një emocion që vazhdonte. Që përsëritej çdo të enjte në mbrëmje. Por më e madhja në të vërtetë, ka qenë ajo e natës së parë, në audicionet e fshehura. Nuk e dija nëse dikush do të kthehej. Kisha frikën se mund të përfundonte gjithçka aty e të kthehesha mbrapsht, në shtëpi. Një tjetër moment që nuk do ta harroj kurrë, ka qenë ai në duet me Will I. Am. Kur ma thanë, mbeta e befasuar, ishte shumë bukur. Kam përjetuar emocione të forta”.

Hidromorava

Dhe të thuash se çfarë edicionesh ke fituar, do të duhej të ishe e përgatitur…?
Eh, po jemi në një tjetër vend, Itali… Kisha shumë frikë nga paragjykimet, të cilat në fakt kanë qenë, e natyrshme. Për fat, në “The Voice Of Italy” jam rrethuar nga persona të mrekullueshëm, producentët, mentorët, vetë konkurrentët. Duke lexuar komentet që më bënin, shpesh kam pasur momente të pakëndshme, të cilat më kanë bërë të pyes veten nëse vërtet e meritoja unë të isha aty. Por, për fat, më kanë ndihmuar shumë njerëz.

Për dikë si ti, që ke ëndërruar gjatë vendin tonë, cila ka qenë përshtypja e parë në të vërtetë? Italia ishte ashtu siç e prisje?
Shumë herë më mirë! Unë ëndërroj shumë, por në fund më pëlqen t’i jetoj gjërat. Dhe, që kur kam ardhur këtu në Itali, më janë realizuar të gjitha pritshmëritë. Nuk mund të mendosh se do të gjesh veçse trëndafila apo lule, nëse transferohesh në një vend ndryshe duhet të vësh në lëvizje të gjitha ingranazhet dhe të punosh. Unë e bëra dhe çdo gjë shkoi mirë! /tribuna/