HW

Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2026’ në Vjenë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht në finalen e madhe të ‘Eurovision 2026’, i cili këtë vit po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Këngëtari shkodran Alis, arriti të sigurojë një vend në natën finale pas paraqitjes së tij në gjysmëfinale me këngën “Nan”.

Alis e përfaqësoi Shqipërinë në mënyrë dinjitoze, duke sjellë para publikut evropian një baladë emocionale që u vlerësua për interpretimin dhe mesazhin e saj.

Performanca e tij u shoqërua me një atmosferë të ndjerë dhe një koncept skenik që preku një temë të ndjeshme, duke rrëmbyer vëmendjen e shikuesve dhe duke nxitur reagime pozitive edhe në rrjete sociale.

Uji Dea

Lista e plotë me 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për finalen e ‘Eurovision 2026’

Si rezultat, kur u lexua lista e shteteve që kaluan tutje, Shqipëria u përmend e teta me radhë, krahas disa shteteve të tjera që korrën po të njëjtin sukses – kualifikimin në finalen e madhe, e cila zhvillohet të shtunën.

Ky sukses shënon edhe një tjetër arritje për Shqipërinë në këtë kompeticion, pasi është viti i dytë radhazi që vendi ynë arrin të prekë finalen e madhe të Eurovisionit, duke konfirmuar një vazhdimësi të mirë në skenën evropiane të muzikës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.