FITORJA

Elegji për profesorin Xhevat Ismaili

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi
N’ fshat të Kopernicës –
Atje n’ atë rrëzë shpati ;
Porsi yll i dritës ,
U lind djalë Xhevati !

Herët i vdiq baba –
N’ atë spital të Vrajës !…
Mbet nën përkujdesje
Të gjyshes dhe nënës !

Për t’ mos bërë gjynahe ,
Si rritet fëmija –
Ish gjyshja Gjylshahe
Edhe nënë Fetija !

Jo veç nënë Fetija
Dhe gjyshja Gjylshahu ,
Por dhe xhaxhallarët –
Zahiri e Isahu …

Familja e Xhevatit –
Gëzonte shumë respekt ,
Jo veç n’ rreth të fshatit ,
Por dhe në qytet !

Ninullat e gjyshes
Dhe të nënë Fetijes –
Si zog t’ dallëndyshes
E çuan drejt muzikës !

Mirë këndonin vëllezërit –
Hyseni e Mehmeti !
Fort kumbonte zëri
I motrës – Ilfetit !

N’ dasma dhe n’ ahengje –
Shtrohej muhabeti !
Mirë ia thoshin këngës –
Seç shtohej lezeti !

N’ programet festive ,
Në shkollat fillore –
Merrte pjesë aktive
N’ programet shkollore !

Herë këndonte n’ kor ,
Herë solist këngëtarë ,
Herë bënte humor ,
Herë ishte valltarë !…

Si në Kopërnicë ,
Ashtu në Hogosht –
N’ moshën e rinisë ,
Ai nuk kishte shoq !

Djali i Kopërnicës ,
S’ mund të zinte vend –
Shkoi në shkollë t’ muzikës ,
Atje në Prizren !

Atje t’ gjithë shqiptarëve
Iu ngjitej nga ‘i bisht ,
Se mësimet zhvilloheshin
Vetëm në serbisht ?!

Edhe në Prizren ,
Jashtë bankave shkollore –
Kudo ish prezent
N’ jetën kulturore !

Pasi në Prizren ,
Mbaroi diplomim –
Në Gjilan , ai vjen
Që t’ punojë n’ arsim !

FITORJA

Biri i Kopernicës –
Pedagog i Gjilanit ,
Pishtar i muzikës ,
Çelësi i pentagramit …

Mjeshtër i fizarmonikës ,
Si bylbyl nga mali ,
Ai pishtar i dritës –
Prof. Xhevat Ismaili !

Në shkolla të mesme
Dhe n’ ato fillore –
Punonte shumë zellshëm
N’ jetën kulturore !
Nuk kursente vetën –
Tërë mundin e shkrini !…
Seç ia zgjaste jetën –
Shoqërisë “Zenel Hajdini”!

Për nevoja t’ trevës –
Nuk e njihte frikën !
Ia mësyu Sarajevës –
Ta studiojë muzikën !

Atje gjatë gjithë kohës ,
Sa studioj muzikën –
Nuk e lëshoi prej dorës ,
Kurrë fizarmonikën !

N’ tinguj t’ këngës shqipe –
I shtohej frymëzimi !
Me fizarmonikën –
Në Shoqërinë “Lulëzimi”!

N’ qendrat jugosllave ,
Në shumë festivale –
Seç përhapte këngën
Tonë tradicionale !

N’ Gjilanin legjendar ,
Biri i Kopërnicës –
Qe bashkëthemeltarë
I shkollës së muzikës !

Gjithë natën e ditën ,
N’ punë pedagogjike –
Ligjëronte muzikën ,
Lëndën Metodike !

N’ shkollë pedagogjike ,
Që quhej “Skënderbeu” ;
Me ligjërime metodike –
Zemrat na i rrëmbeu !

Jo veç në praktikë ,
Por dhe në shumë letra ;
Për art dhe muzikë –
Na i ka lanë shumë vepra !…

Veprat me shumë nam –
Do t’i kuptojë bota !
I gjejmë n’ pentagram ,
I gjejmë dhe në nota !

Profesor Xhevatin –
T’ gjithë do ta kujtojmë !
Me veprat dhe artin –
Krenarë do t’ jetojmë !

Gjilan, më 13.07.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.