ARKATANA

Ekzekutohet me 9 plumba shqiptari në Ekuador

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Atentat me 9 plumba, dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit në Ekuador

E shtunë, 11 Nëntor 2023 – 15:45albinfo.ch
Shqiptari A. R. është ekzekutuar me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 20:30, përcjell albinfo.ch.

Referuar mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.

FITORJA

Shqiptari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se A. R. ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.

Bashkëshortja e A.R. u tha hetuesve se ai nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.
https://www.albinfo.ch/ekzekutohet-me-9-plumba-shqiptari-ne-ekuador/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.