UBT

Ekspertët kundër ndërtimit të autostradës Prishtinë – Han i Elezit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës është e vendosur të nënshkruajë kontratën me “Bechtel-Enkan” për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Han i Elezit.

Opozita dhe ekspertët i bëjnë thirrje asaj që të mos e nënshkruajë atë, meqë është në fund të mandatit.

Por Qeveria e Kosovës nuk ka mëdyshje nëse do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Bechtel-Enka” për ndërtimin e për ndërtimin e “Rrugës 6”, në vlerë prej 600 milionë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”. Zyrtarët e saj kanë thënë se janë në proces të hartimit të draft-kontratës, e cila do t’i dërgohet kompanisë fituese.

RCCOLA

Në kohën kur po bëhet draftimi i kontratës, ekspertët dhe partitë opozitare i bëjnë thirrje Qeverisë që mos të nënshkruajë atë kontratë që do të fusë vendin në obligime disavjeçare.

“Nuk është praktikë e mirë që Qeveria, e cila është në largim, të nisë projekte afatgjata që krijojnë obligime për dy mandatet e ardhshme qeveritare, edhe pse nuk është e kufizuar me ligj”, ka thënë Avdullahu Hoti, zyrtar i LDK-së.