RCCOLA

Ekonomistët: Kryeministër, mos i rreziko paratë e qytetarëve për marketing politik

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Krijimi i një fondi për zhvillim ekonomik të vendit me paratë e privatizimit dhe pensioneve, shihet me rrezik nga njohësit e ekonomisë. Ata ia tërheqin vërejtjen kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, që të mos i rrezikojë paratë e qytetarëve për marketing politik.

Paratë e privatizimit po shihen si alternativë për rimëkëmbjen e ekonomisë gjashtë vjet pas pavarësisë së Kosovës, shkruan Tribuna.

UBT

Atyre pritet tiu shtohen edhe kontributet nga burimet alternative që i pari i Qeverisë, ditë më parë tha se do të derdhen në një fond investiv “për zhvillimin e ekonomisë, ndërmarrësisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.