Fundamenti

Ekonomia e Gjilanit ka humbur 788 vende të punës në kohë pandemie, aktivizimi i pakos financiare është urgjente

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përgatitur raportin e detajuar të dëmeve të shkaktuara në sektorin e ekonomisë gjatë periudhës së përballjes me pandeminë globale Covid-19.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, gjatë konferencës për media, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në mars të këtij viti, për kufizimin lëvizjes së qytetarëve, ndërprerjen e procesit mësimor në shkolla dhe universitete, ndërprerjen e pjesës dërmuese të aktiviteteve të bizneseve përfshirë mbylljen e plotë të disa prej tyre, kanë bërë që të ketë një stagnim në zhvillimin ekonomik edhe në Komunën e Gjilanit.

Tahiri ka njoftuar 69% të bizneseve pjesëmarrëse në hulumtim zhvillojnë afarizëm në qytet, 27% në fshatra dhe 4% prej tyre kanë degë të tyre jashtë territorit të Komunës. Bizneset e anketuara sipas llojit janë 42 % biznese individuale, 38 % shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, 19 % fermerë ndërsa 1 % shoqëri aksionare. Veprimtaritë biznesore që i janë përgjigjur hulumtimit janë: sektori i shërbimeve me 31%, tregti dhe biznese bujqësore me 19% , bizneset prodhuese me 13% , hoteliere 8%, transportuese 4%, ndërtimore 3%, shëndetësore 2% dhe edukativo-arsimore me 1%.

“Pandemia ka ndikuar në humbjen e 788 vendeve të punës. Kemi një rënie prej 23% të numrit të gjithëmbarshëm të punëtorëve tek kompanitë e anketuara, kryesisht bizneset e mëdha dhe të mesme. E njejta situatë është deklaruar edhe nga bizneset e vogla. 46% e bizneseve kanë deklaruar rënie të nivelit të shitjes prej 90-100% dhe vetëm 1% e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se niveli i shitjes ka qenë i njejtë” ka theksuar ajo.

Tutje, në elaborimin e saj, drejtoresha Tahiri ka thënë se shumica dërmuese e bizneseve (80%) kanë deklaruar se pandemia ka ndikuar në rënien e kërkesës për shërbime/produkte dhe vetëm 2% e biznese kanë deklaruar ndikim të ulët. 66% të bizneseve kanë shënuar mungesë të likuiditet, ndërsa 48% kanë deklaruar për pengesa në furnizime gjatë pandemisë.

“Hulumtimi gjenë se pandemia rrezikon më së shumti bizneset e vogla. Vetëm 8% e bizneseve mendojnë se mund të përballojnë situatën e pandemisë. 84% e bizneseve kanë deklaruar se nuk mund ta përballojnë situatën me pandemi dhe periudha maksimale që biznesi mund të operoj me rezultat pozitiv ose pa humbje është 3 deri 6 muaj, ndërsa 16% mund të operojnë prej 3 deri 12 muaj. Shpresëdhënëse është fakti se vetëm 50% e bizneseve nuk do të pushojnë punëtorët nga puna”, ka potencuar ajo gjatë prezantimit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në fjalën ka thënë se shëndeti i ekonomisë në Gjilan është prioritet i lartë.

“Ekonomia private është njëra nga fokuset që ne kemi hulumtuar dhe sot kemi këto gjetje që tregojnë realitetin jo të mirë dhe i frikshëm dhe nëse nuk ndërhyhet me masa për ta parandaluar rritjen e dëmeve në sektorin e ekonomisë, bujqësisë dhe ndërmarrjet publike. 25 përqind zhdëmtim në bujqësi është jashtëzakonisht pak, sepse aty punon një familje e tërë. Ratifikimi i marrëveshjeve financiare, rishikimi i buxhetit në leximin e dytë dhe hapave që Komuna do t’i ndërmarr janë masa që ndikojnë në rehabilitimin dhe ruajtjen e shëndetit ekonomik”, ka thënë kryetari në fjalën e tij.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se kanë vizituar të gjithë bujqit që merren me kultivimin e bimëve në serra dhe dëmi total i tyre është mbi 130 mijë euro vetëm në atë sektor, ndërsa zhdëmtimi prej 25 për qind është një vlerë shumë e ulët që edhe mund ta shkatërrojë tërësisht këtë fushë bujqësore.

Konkluzionet e ekipit janë si vijon:

GRANDEMALL

1. Pakoja Fiskale Emergjente e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës mund të ndikoj në afat të shkurtër në tejkalimin e situatës, mirëpo nuk mjafton për të kthyer ekonominë në binarë në aspektin afat gjatë,

2. Pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë duhet të implementohet me kohë pasi ҫdo vonesë eventuale në zbatim do të ketë domino efekt negativ më vonë;

3. Investimet publike në periudhën afat-mesme të orientohen në projekte – infrastrukturë e butë me ndikim në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës;

4. Të krijohen lehtësira për biznese të cilat kanë plane për zgjerim të kapaciteteve dhe krijim te vendeve te reja te punës;
Programi i Komunës së Gjilanit me masa lehtësuese është:

1. Të lirohen nga ngarkesa e taksës komunale të gjitha bizneset që operojnë në territorin e komunës së Gjilanit për vitin 2020, përjashtimisht borxheve nga vitet paraprake;

2. Të lirohen nga pagesa e tarifave shfrytëzuesit e hapësirave komunale që përdoren për parkingjeve për një periudhë 6 mujore,

3. Të lirohen nga pagesa e qirasë për një periudhë prej 12 muajsh qiramarrësit e lokaleve afariste në pronësi të komunës që nuk kanë kryer veprimtarinë e tyre të rregullt me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë;

4. Të lirohen për një periudhë prej 12 muajsh qiramarrësit e tezgave të tregjeve mobile (bujqit)

5. Të shtyhet pagesa e tarifave për legalizimin e objekteve për një periudhë 3 mujore për tatimpaguesit që kanë lidhur kontrata, me dinamikë pagese në këste (sipas kërkesës). Interesi për borxhet nuk do të ngarkohet për periudhën e caktuar;

6. Të gjithë kontraktuesve (operatoreve ekonomik) të cilët nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë punën brenda afatit kontraktual, si pasoj e mungesës së materialeve dhe fuqisë punëtore, do t’u zgjatet afati i përfundimit, për dy muaj në mënyrë që të shmanget pagesa e gjobave për mos përmbushje të detyrimeve të përcaktuara me kontratë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.