KKVITI

Ekipi i Mustafës: Lagja “Dardania” mirënjohëse

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përfaqësuesit e Dardanisë nuk kanë të ndalur, ata edhe sot marshuan nëpër lagjen Dardania duke biseduar me banorët e kësaj lagje, biseduan për shume të mira të mundshme që ka sjell Qemajl Mustafa në veçanti për “Dardaninë” dhe në përgjithësi për qytetin, tha njëri ndër përfaqësuesit e lagjes Dardania Besim Ismaili.

Ismaili tha se kanë biseduar për projektet, si realizimi i lidhjes me rrugën qarkore ka bërë të ketë rendësin e vet, pastaj projekti Mirusha i cili është duke u punuar me një intensitet të shpejtë, ditët në vijim banoreve për rreth lumit po ju jepet mundësia e hapjes se bizneseve te reja.

Hidromorava

Siç dihet edhe vlera e patundshmërive do të ngritet dukshëm. Pastaj funksionimi i ambulancës 24 orë në lagjen “Dardania” ka bërë që shumë shtëpi afër ambulancës të përfitojnë prej qirave etj.

Pastaj rregullimi i trotuareve e shumë projekte të tjera të realizuara deri më tani, si dhe për projekte të ardhshme të Dardanisë dhe qytetit në realizim tha Ismaili./rajonipress/