Mobi Casa

Ekipet e Komunës së Gjilanit intervenojnë në disa shtëpi për ta hequr ujin nga bodrumet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas reshjeve të mëdha të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar shtabin e emergjencave, të cilët po intervenojnë në disa pjesë të qytetit për ta hequr ujin nga bodrumet.

Gjendja më e rëndë është paraqitur në një pjesë të lagjes “Dheu i Bardhë”, konkretisht tek shtratit i lumit “Baja”, sikurse edhe në “Balec Mahallë”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili ndodhet në terren, ka informuar se gjendja është duke u normalizuar falë ndërhyrjes së ekipeve komunale, ndërkaq ka falënderuar edhe qytetarët të cilët me kapacitetet e tyre po ndihmojnë në heqjen e ujit në disa shtëpi.

Eco Higjiena

Ai ka bërë të ditur se në pjesë të tjera të qytetit dhe në fshatra nuk është raportuar për ndonjë problem.

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrat e emergjencave: 044177276 dhe 044146738 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në mënyrë sa më të shpejtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.