FITORJA

Edukimi i nxënësve duhet të bëhet përmes arsimimit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, pasi ka prezantuar aktivitetet që janë zhvilluar nëpër shkolla, në funksion të parandalimit të dukurive negative, ka thënë se nxënësit duhet të edukohen përmes arsimimit, pa e përjashtuar edhe rolin e familjes, por sipas tij, mësimdhënësit nuk i kushtojnë sa duhet rëndësi kësaj pjese.

“Një mësimdhënës nuk mund të jetë edukator i mirë nëse ndërron cigare me nxënës, apo nëse rri në kafiteri me nxënës”, ka thënë Musa.

Komiteti i Arsimit, në takimin e fundit, është njoftuar me investimet dhe shpenzimet e vitit 2015 në këtë sektor, ka diskutuar për dukuritë negative në shkolla si dhe i ka dhënë mbështetje nismës së Drejtorisë së Arsimit për hartimin e rregulloreve të ndryshme në arsim, ndërkohë që i ka nxitur anëtarët e saj t`i paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre deri në takimin e ardhshëm.

Arben Mehmeti, kryesues i KA, ka thënë se investimet dhe shpenzimet po diskutohen në këtë trupë komunale, për të qenë sa më transparent me qytetarët, për të mos i dhënë askujt arsye të ngreh dyshime, edhe pse kjo çështje është shqyrtuar edhe në Kuvend Komunal.

Rushit Avdiu, shef i financave në Drejtorinë e Arsimit, ka thënë se investimet e përgjithshme të vitit 2015 arrijnë mbi 1.5 milion euro. Projekte janë realizuar nga buxheti komunal, MASHT-i dhe donatorët e jashtëm, ka thënë ai.

Buxheti i vitit 2015 është shfrytëzuar 99.61 për qind. Sa u përket bursave, Avdiu sqaroi se një pjesë e mjeteve të planifikuara, është dashur të shfrytëzohen për pagesën e obligimeve të vitit 2014, ndërsa pjesa e mbetur, është ndarë për nxënësit e shkollës së Bujqësisë, për të stimuluar regjistrimin në këtë drejtim, për shkak të numrit të vogël të të interesuarve.

Ai ka prezantuar edhe buxhetin 2016, duke thënë se mjetet e planifikuara për investime janë më të vogla për 20 mijë euro.

UBT

Ndërkaq, duke u përgjigjur në interesimet konkrete të anëtarëve të KA, Fehmi Sylejmani (VV), Shukrije Rapuca (PDK), Leonora Bunjaku (PDK), Idriz Ramadani (LDK), Arta Hyseni (LDK) e Ajtene Shahiqi (AAK), përgjegjësi financiar i DKA-së, ka thënë se shpenzimet për transport të nxënësve, në distancat e parapara, janë obligim ligjor dhe nuk mund të reduktohen.

Avdiu ka thënë po ashtu se granti për arsim, është i ultë, duke sqaruar por kjo bëhet në bazë të formulës, ku merret parasysh numri i nxënësve dhe jo norma mësimore. Nga granti qeveritar ndahen nga 23 euro për kokë nxënësi dhe komunat janë të pafuqishme të ndikojnë në ndarjen e buxhetit.

Edhe Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se nevojat, gjithmonë janë më të mëdha se sa mundësitë.

Dukuritë negative në shkolla, ka qenë tema tjetër, e cila ka tërheq vëmendjen e anëtarëve të Komitetit të Arsimit. Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, pasi ka prezantuar aktivitetet që janë zhvilluar nëpër shkolla, në funksion të parandalimit të dukurive negative, ka thënë se nxënësit duhet të edukohen përmes arsimimit, pa e përjashtuar edhe rolin e familjes, por sipas tij, mësimdhënësit nuk i kushtojnë sa duhet rëndësi kësaj pjese.

“Një mësimdhënës nuk mund të jetë edukator i mirë nëse ndërron cigare me nxënës, apo nëse rri në kafiteri me nxënës”, ka thënë Musa.

Projekt-rregulloren për arsim e ka prezantuar Bardhyl Syla, përgjegjës i sektorit juridik në DKA, duke thënë se një rregullore e tillë i nevojitet shumë arsimit, sepse adreson shumë çështje konkrete, brenda kuadrit ligjor, që tani janë të padefinuara. Një rregullore të tillë, nuk e ka ende asnjë Komunë në Kosovë, ka thënë Syla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.