UBT

Edon Zhegrova akuzon rënd përgjegjësit e Kombëtares së Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Edon Zhegrova ka bërë një reagim të fuqishëm ndaj drejtuesve të FFK-së dhe kombëtares së Kosovës. Në reagimin e tij, nder të tjerat thuhet: “U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luaj për Kombëtaren time. Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua mu ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luaj për atdheun tim, për Kosovën.

Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën. Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luaj apo mos të luaj nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare.

Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje.

RCCOLA

Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës time të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: nëse nuk vijnë këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh.

E çuditshme, sepse jam në formën më të mirë dhe dua të kontribuoj dhe të sakrifikoj gjithçka për kombëtaren time. Njerëzit në kombëtare e dinë, që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar edhe karrierën për fanellën e Kosovës. Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur “me një këmbë”, dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën vendit! Shumë njerëz dhe Dashmir të mi m shkruajtën dhe më pyetën prandaj desha të jap këtë sqarim dhe asnjëherë nuk do të heshtj ndaj padrejtësive.

Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë “Biri yt, Kosovë” I juaji, Edon Zhegrova”.