ARKATANA

Edhe tri raste të reja me H1N1

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në repartin e Infektivës në spitalin e Gjilanit janë verifikuar edhe tri raste të reja me H1N1, derisa edhe dy raste janë në diagnostifikim tha për rajonipress Selvete Shurdhani zëvendësdrejtoreshë e spitalit të Gjilanit.

Në repartin e Infektologjisë në spitalin e Gjilanit numri i të prekurve me virusin H1N1 arrin në pesë. Dy raste të diagnostifikuara më herët dhe tri raste që janë verifikuar pozitiv sot(e mërkurë), me H1N1 e qojnë në pesë numrin e të prekurve me këtë virus tha për rajonipress Selvete Shurdhani zëvendësdrejtoreshë e spitalit të Gjilanit.

Shurdhani tha se këto raste janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë. Sipas saj ky numër mund të rritet pasiqë janë edhe pesë raste negative, por që janë në riverifikim e sipër pasiqë dyshohet se ato janë kthyer negativ , por mostrat e gjakut nuk janë transportuar si duhet.

Fundamenti

Shurdhani tha se rastet me H1N1 po trajtohen me terapinë adekuate dhe janë të ndarë në repartin e infektives. Sipas saj Spitali i Gjilanit ka medikamente të mjaftueshme për ta përballuar këtë fluks.

Aktualisht në repartin e infektivës për shkak të invazionit të madh edhe të pacientëve me gjendje gripoze janë të ndaluara të gjitha vizitat derisa janë ndërmarrë masat preventive shëndetësore ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.