Fundamenti

Edhe romët mbështesin Qemajl Mustafën dhe PDK-në

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Komuniteti romë në lagjen rome prapa stacionit të autobusëve në Gjilan kanë mbështetur kandidimin e kryetari Qemajl Mustafa dhe vota sipas tyre do të shkojë për PDK-në, sepse është dëshmuar se qeveris për të gjithë qytetarët pa dallime etnike.

Me këtë rast, shefi i Shtabit zgjedhor, Izmi Zeka, ka thënë se Komuna e Gjilanit është qeverisur me dinjitet dhe barabarësish për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Ai ka kërkuar që të votohet Qemajl Mustafa, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, ngase vetëm përmes kryetarit Mustafa dhe kryeministrit Thaçi mund të qeveriset si duhet Gjilani. Gjithashtu edhe sa i përket listës për kandidat për këshilltarë komunal, ai ka thënë se është lista më e mirë me Qemajl Mustafën në krye.

Eco Higjiena

Ndërsa Xhemajl Salihu, drejtor i shëndetësisë, ka thënë se shërbimet e drejtorisë sonë janë dhënë njëtrajtshëm për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim etnik e racor. “Jemi të interesuar që edhe më fuqishëm të përkujdesemi dhe të japim shërbime. Ecim së bashku përpara, sepse ndryshe nuk ka kuptim. Bashkërisht me ju po punojmë në mënyrë që të kemi një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit. Ndaj dilni te gjithë që të votoni për kryetarin Mustafa dhe për kandidaten tuaj për këshilltare komunale nga kjo nëndegë” ka thënë Salihu.

Elez Kurteshi, përfaqësues i kësaj lagjeje, ka thënë se nga ardhja e Qemajl Mustafës në krye të qeverisjes së Gjilanit pos ndryshimeve në hapësirën e Komunës, ndryshime rrënjësore kanë ndodhur edhe në lagjet tona dhe në trajtimin tonë si komunitet. “Trajtimi është në nivelin më të mirë të mundshëm dhe nuk dallon aspak nga komunitetet tjera që jetojnë në Gjilan. Jemi falënderues përherë për shërbimet shëndetësore, sociale, arsimore por edhe në aspektin e sigurisë jemi shumë mirë. Jemi më mirë se asnjëherë më parë, nuk jemi të kërcënuar në bazë të përkatësisë etnike apo diç e tillë” ka shtuar Kurteshi.

Komuniteti romë është deklaruar se trajtimi ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe kanë dhënë mbështetjen për fitoren e PDK-së dhe të Qemajl Mustafës në zgjedhjet e 3 nëntorit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/