Fundamenti

Edhe Partia e Drejtësisë merr një drejtorat, Labinotë Demi në krye të shëndetësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selvete Shurdhani kryetare e Partisë së Drejtësisë (PD) në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se kanë arritur marrëveshje me Lutfi Hazirin për të hyrë në koalicion qeverisës, ku ky subjekt sipas marrëveshjes do të marrë drejtorinë e shëndetësisë kurse Labinot Demi do të jetë udhëheqëse e këtij sektori.

Edhe Partia e Drejtësisë pas AAK-së ka hyrë në koalicion me LDK dhe me kreun e komunës Lutfi Hazirin, raporton rajonipress.

Selvete Shurdhani ( foto ) kryetare e Partisë së Drejtësisë në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se kanë arritur marrëveshje me Lutfi Hazirin për të udhëhequr drejtorinë e shëndetësisë. “Ne në PD jemi dakorduar që këtë drejtorat ta udhëheqë Labinot Demi Murtezi meqë ka qenë kandidate për kryetare të komunës dhe ka pasur vota të shumta nga qytetarët gjilanas” tha Shurdhani.

KKVITI

Shurdhani tha se sipas marrëveshjes pritet që PD të ketë kuadro edhe nëpër komitete të asamblesë. “Partia e Drejtësisë ka kuadro të mjaftueshme që të udhëheq e menaxhojë çdo sektor komunal dhe ne do të jemi përkrah kërkesave reale të qytetarëve të Gjilanit” tha shkurt Shurdhani.

Edhe Lutfi Haziri e ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Partinë e Drejtësisë. /rajonipress/