Edhe një lojtar i Kombëtares në Bundesligë?

Kampionati gjerman dita ditës është duke shkuar për tu bërë më i miri në botë, dhe natyrisht që për këtë kanë meritë edhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Bundesligë.
Përderisa Xherdan Shaqiri është pranë largimit nga Bayerni dhe Bundesliga gjermane, një tjetër futbollist shqiptarë është pranë një ekipi gjerman, transmeton Telegrafi.
Fjala është për mesfushorin fantastik të Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi i cili është duke u kërkuar me ngulm nga kampioni i vitit 2004 në Gjermani, Werder Bremen.
Sipas asaj që kanë shkruar mediat zvicerane dhe ato gjerman, 24-vjeçari është prioriteti kryesor i skuadrës së gjelbër, të cilët gjatë këtyre ditëve pritet t’i ofrojnë kontratë djaloshit nga Gjakova si dhe skuadrës së tij aktuale, Grasshopper. /Telegrafi/