RCCOLA

Edhe Mjellma në ‘Top Fest’

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ka treguar talentin e saj për javë të tëra në “The Voice Albania”. Mjellma Berisha është vajza nga Kosova që u ngrit lart për një zë të bukur e mjeshtri në të kënduar.

Ajo, që nga prezantimi në “The voice…” e deri më sot nuk u ndal së kënduari, ndërsa deri tash prezantimet ‘live’ kanë qenë shumë të shpeshta.

Mobi Casa

Por, këngëtarja tashmë ka vendosur t’i futet një gare tjetër në të kënduar. Si shumë këngëtarë nga Kosova, edhe Mjellmën po e thërret festivali i sivjetmë ‘Top Fest’, ndërsa për pjesëmarrjen në këtë festival ka treguar këngëtarja përmes ‘Facebook’.

“Së shpejti kënga e re!!!…Stay tuned — with Faton Dolaku”, kishte shkruar fillimisht vajza, ndërsa në statusin e dytë ajo e pohoi pjesëmarrjen në festival duke shkruar “Së shpejti në Top Fest 11”.