FIDANISHTJA

Edhe LVV braktisë seancën e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Këshilltarët komunal të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit, si rezultat i mos formimit të qeverisë komunale. Edhe pse kanë kaluar 5 muaj që nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe fillimi i punës së Kuvendit Komunal, Lutfi Haziri, i cili vjenë sa për sy e faqe dhe nuk ka as më të voglin interesim t`i përcjellë seancat deri në fund, duket se nuk ka as më të voglin interesim as për formimin e qeverisë lokale.

Gjatë seancës së sotme, kryetari Lutfi Haziri tha se nesër do të dalë me qëndrimet lidhur me koalicionin qeverisës, por me sa duket, nuk e ka as afër arritjen e një marrëveshje me ndonjërën nga partitë në Kuvend.

Mobi Casa

Komuna e Gjilanit, deri më sot nuk e ka të emëruar asnjë drejtor të Drejtorive Komunale, ndërkaq problemet vetëm po shtohen e shqetësimet e qytetarëve vetëm sa po rriten, duke mos pasur kujt ti adresohen ato ose nga kush të kërkohet përgjegjësi.

Prandaj, shefi i grupit të Lëvizjes Vetëvendosje! Nevzad Isufi, tregoi vërejtjet e grupit duke i adresuar kritika të ashpra kryetarit të komunës Lutfi Haziri, që akoma nuk e ka bërë qeverisjen komunale si dhe mos gatishmërinë e tij për dialog. Isufi tha se kryetari Haziri edhe sot në Kuvend e tha vetëm të tijën dhe iku, pa ia mundësuar këshilltarëve komunal të replikojnë në mënyrë që të dialogohet dhe të dëgjojë atë që anëtarët e Kuvendit kanë për të thënë. Ai madje tha se injoranca e pozitës nuk mund të gëlltitet lehtë dhe kritika pati edhe në formën se si janë konstituuar komitetet, ku pati manipulime të shumta nga ana e kryesueses së Kuvendit Shpresa Kurteshi Emini, në raport me përfaqësuesit e Lëvizjes, me gënjeshtra dhe trillime nga më të ndryshmet thuhet në njoftimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.