UBT

Edhe Lugina e Preshevës do Marrëveshje…

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Preshevë – Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka deklaruar sot në Kuvendin e Serbisë se duhet që edhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës t’u garantohen të drejta të ngjashme me ato të serbëve në Kosovë. Halimi ka deklaruar për Telegrafin se institucionet e Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes me Beogradin, i kanë duart më të lira për t’u angazhuar për çështjen e Luginës së Preshevës.

Gjatë seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës, kanë qenë të shumtë deputetët që kanë kërkuar më shumë angazhim nga ana e subjekteve politike për Luginën, për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon, të nxitur edhe nga fakti se serbët e Kosovës do të përfitojnë më shumë të drejta.

Deputeti Halimi ka thënë se e ka bërë të qartë se nëse Serbia i kërkon këto të drejta për serbët në Kosovë, atëherë është dashur që ato të drejta t’i respektojë edhe për pakicat, në radhë të parë për shqiptarët.

“Por, çfarë t’i bësh kur njëherë për njëherë nuk ka disponim për diçka të tillë. Ne kërkesat për ndërtimin e institucioneve rajonale i kemi shtruar edhe me platformën e vitit 2006, të bazuar në referendumin e vitit 1992. Po shihet që me zgjidhjet e reja ligjore, ne nuk po jemi në gjendje për t’i realizuar të drejtat tona kolektive. Madje, shpesh edhe të drejtat individuale po shkelen”, ka thënë Halimi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se në Kuvend të Serbisë ka deklaruar se përderisa Beogradi kërkon që për serbët e Kosovës të ketë të drejta deri në nivelin e apelit, në Preshevë parashihet të mbyllet gjykata e shkallës së parë që ka ekzistuar tash e 60 vjet.

Eco Higjiena

“Në vitin 2010, gjyqi i Preshevës është reduktuar në një njësi gjyqësore. Në vend të Gjykatës Komunale, Gjykata Themelore ka shkuar në Vranjë. Në Preshevë aktualisht është vetëm njësia gjyqësore ku shqyrtohen lëndët civile e jo ato penale. Këto shqyrtohen në Vranjë, ndërsa vetëm njëri prej katër gjykatësve merret me lëndët penale, prej 43 gjykatësve të Gjykatës Themelore të Vranjës”, ka shpjeguar Halimi.

Sipas tij, Ligji i ri parasheh që Bujanoci ta ketë Gjykatën Themelore, ndërsa Presheva me 90 për qind shqiptarë nuk do ta ketë as njësinë që e ka pasur deri tash.

“Kjo sepse aktualisht në Bujanoc afër 30 për qind janë serbë. Tash, faktikisht, jo vetëm gjykatat, por të gjitha institucionet e tjera koncentrohen në Bujanoc, ndërsa Presheva margjinalizohet skajshmërisht, duke u shndërruar në një fshat të madh”, ka thënë Halimi.

Halimi ka thënë se çdo margjinalizim i shqiptarëve do të mund të shkaktojë turbulenca në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.