Mobi Casa

Edhe “Lëvizja Vatra” kompleton listën e kandidatëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Lëvizja “Vatra”, ka gati listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale në Gjilan, e cila listë është dërguar 2 javë më parë në KQZ.

Lista përbëhet prej 38 kandidatëve që do të garojnë për vendet e anëtarëve të ri në Kuvendin e komunës së Gjilanit, që do të dal pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Listës zgjedhore i prinë kryetari i Lëvizjes “Vatra” Sejdullah Kadriu.

Lista e “Vatrës” është një listë gjithëpërfshirëse e përbërë nga profile të ndryshme, e mbi të gjitha është e përbërë nga kuadro të cilat nuk kanë qenë aktiv në politikën komunale të Gjilanit.

UBT

Gjithashtu të rinjtë e përbëjnë mbi 30% të listës zgjedhore të Lëvizjes Vatra, që është e përbërë nga të rinjtë dhe të rejat nga mosha 20 deri 28 vjeç.

“Lëvizja Vatra” do të garoj edhe me kandidat për kryetar komune të Gjilanit, e që në ditët në vijim do të bëhet prezantimi i kandidatit tonë për kryetar./rajonipress/