GRANDEMALL

Edhe Ismet Beqiri i LDK-së kundër Hashim Thaçit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri nuk sheh arsye që si LDK ta përkrahin platformën për dialog me Serbinë, pasi sipas tij ata që janë në pushtet nuk po punojnë për të mirën e vendit, shkruan GazetaBlic.

Ai me anë të një shkrim që e ka bërë publik disa minuta më parë në “Facebook” ka shprehur qëndrimin e tij rreth platormës për dialog me Serbinë dhe ka shtuar se personalisht mendon që nuk duhet të përkrahin një Platforme të tillë.

“Ata që edhe sot e kësaj dite,pa të drejte akuzojnë LDK-në për dështimet e tyre,së fundmi për mos formim të Ushtrisë së Kosovës,të vërtetën e dinë të gjithë. Po thonë,i kemi numrat,atëherë mos të kërkojnë votat tona,votën time. ” – është shprehur Beqiri në “Facebook”.

Ai ka shtuar se asfar grupi, siç është shprehur, i ashtuquajtur i unitetit për negociata nuk na duhet,statusi ynë ka përfunduar.I kemi Institucionet tona Kushtetuese,le ta kryen secili punën e vet.

ARKATANA

Krejt në fund ai ka shkruar se “Me përkrah dikënd, duhet me u besuar,me i besuar,duhet me qenë faktor uniteti,Presidenti i Kosovës nuk është i tillë,unë nuk iu besoj,unë nuk i besoj”.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Të dashur miq,
LDK gjithmonë ka punuar për interesa të vendit.
Keto dite po flitet për Platformen për dialog me Serbinë.
Ne jemi për dialog,por personalisht mendoj që ne nuk duhet të përkrahim një Platforme të tillë.
Ne të kryejm punen tonë me përgjegjësi në Kuvend,por nuk shoh asnjë arsye që ne të përkrahim ata që nuk po punojnë për të mirën e vendit.
Ata që edhe sot e kësaj dite,pa të drejte akuzojnë LDK-në për dështimet e tyre,së fundmi për mos formim të Ushtrisë së Kosovës,të vërtetën e dinë të gjithë.
Po thonë,i kemi numrat,atëherë mos të kërkojnë votat tona,votën time.
Votat i bënë për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa,le ti bejnë për Platforma-t e tyre.
Asfar grupi i ashtuquajtur i unitetit për negociata nuk na duhet,statusi ynë ka përfunduar.I kemi Institucionet tona Kushtetuese,le ta kryen secili punën e vet.
Me përkrah dikënd,duhet me u besuar,me i besuar,duhet me qenë faktor uniteti,Presidenti i Kosovës nuk është i tillë,unë nuk iu besoj,unë nuk i besoj.
Ky është mendimi im,ky është qëndrimi im.
I.BeqiriI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.