Mobi Casa

Edhe Igli Tare kundër Januzajt

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas reagimit të bomberit të kombëtares shqiptare Erion Bogdanit, i cili kritikonte qëndrimin e Adnan Januzajt për të mos zgjedhur të luaj me kombëtaren kuq e zi, pjesë e debatit është bërë edhe ish-lojtari i kombëtares shqiptare dhe një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptarë Igli Tare.

Në disa postime të njëpasnjëshme në profilin e tij në Facebook, Tare është shprehur kundër qëndrimit të mbajtur nga lojtari me origjinë shqiptare Adnan Januzaj. Madje vlonjati deklaron se nëse ai do të kishte kompetenca në kombëtare do të refuzonte që Januzaj të vishte fanellën kuq e zi. “Adnan Januzaj, nuk është nevoja të mendohesh 2 herë për të veshur fanellen kuq e zi , ajo është ngjyra e shpirtit të çdo Shqiptari .

Sikur të kisha në dorë ndonjë gjë në kombëtare tani nuk do të pranoja më ta vishje bluzen kuq e zi, sepse ti nuk e meriton atë. Ajo është shumë herë me e madhe dhe më e shenjtë se ty Adnan”, përfundon Tare, shkruan mapo.

UBT

Më pas në një postim të dytë Drejtori Sportiv i Lazios shkruan: “Gareth Bale fare mirë mund të luante me kombëtaren e Anglisë dhe kur e pyeten pse zgjodhe Uellsin ai duke buzëqeshur iu pergjigjë: Unë jam uellsian.”

Tare ka shkruajtur në profilin e tij edhe për futbollistin gjakovar, Lorik Cana, i cili është pjesë e Lazios. “Lorik Cana shembulli më i mirë për tu ndjekur nga brezi i ri. Një djalë i përulur në të gjitha drejtimet. Fjalë pak dhe punëtor. Unë besoj se në një të ardhme pse jo, mund të drejtojë edhe kombëtaren ku ai aq shum e dashuron. Jep dhe ka dhënë maksimumin dhe në pankinë,” shkruan Tare për Canën.