Hidromorava

Edhe gratë fermere pjesë e zhvillimit të Agrokulturës në Viti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Vetëm gjatë vitit 2013, në rajonin e Gjilanit kanë përfunduar me sukses 10 grupe të grave sipërmarrëse në Agrokulturë të cilat janë mbajtur në Dobërqan, Përlepnicë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Roganë. Zhegër e Kllokot.

Organizuar nga Shoqata afariste She-era me temë “Roli dhe funksioni i grave sipërmarrëse në Agrokulturë”, është mbajtur sot një takim me gratë e komunës së Vitisë me qëllim të identifikimit të nevojave dhe problemeve me të cilat përballen gratë fermere gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre afarist dhe mundësitë e integrimit në proceset ekonomike, politike, kulturore e sociale.

Takimin e ka përshëndetur zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, i cili ka thënë se dita ditës po fuqizohet roli i gruas si në organet vendimmarrëse, po ashtu edhe në zhvillimin e biznesit dhe Agrokulturë.

Ai ka uruar që të shtyhen proceset në avancimin e rolit të gruas në të ardhmen. Drejtoresha ekzekutive e shoqatës She Era Mirlinda Kusari Purrini, ka potencuar se rezultatet e deritanishme në anëtarësim , trajnim dhe zhvillim të veprimtarisë së grupeve të grave, kanë qenë të mira.

Vetëm gjatë vitit 2013, në rajonin e Gjilanit kanë përfunduar me sukses 10 grupe të grave sipërmarrëse në Agrokulturë të cilat janë mbajtur në Dobërqan, Përlepnicë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Roganë. Zhegër e Kllokot.

Uji Dea

Nga grupet që janë formuar në këto komuna dhe lokalitete të rajonit të lindjes, janë trajnuar gjithsejtë 234 gra dhe vajza, ndërsa në biznes plane të përgatitura në këtë rajon janë 277 gra”, tha Kusari.

Ajo përmendi se duke u bazuar në sfidat dhe problemet me të cilat gratë sipërmarrëse në agrokulturë, rëndësi të veçantë i kushtohet zhvillimit të aftësive vendimmarrëse si dhe përfitimit të njohurive për procesin e menaxhimit të përshtatur me biznesin e tyre.

Ndërsa Nysrete Doda përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar gratë prezente në këtë takim me mundësit që i ofrohen grave për zhvillimin në Agrokulturë dhe projekteve dhe grandeve që i ofron kjo Ministri. Ajo tha se kanë përgatitur një plan 7 vjeçar në këtë drejtim.

Kurse Veton Ademi drejtor komunal për Bujqësi dhe Pylltari në Viti, njoftoi për përfitimin e disa grandeve të grave të komunës së Vitisë në serra, në kultivimin e perimeve, luleve etj.

Gratë prezente në këtë takim, parashtruan pyetje dhe u interesuan se cilat janë mundësit ku ato do të mund të kyçen dhe të aplikojnë me projekte për zhvillimin në këtë sferë./rajonipress/