ARKATANA

Edhe Ajaxi do Shaqirin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Xherdan Shaqiri vazhdon të kërkohet nga skuadrat evropiane. Së fundmi mesfushori kosovar i Bayernit të Munichut po kërkohet nga gjiganti holandez, Ajax.

Sipas mediave evropiane, Ajaxi ka përcaktuar Shaqirin si objektivin kryesor të afatit kalimtar të qershorit, ndaj gjatë javëve të ardhshme në klubin gjerman mund të mbërrijë edhe ndonjë ofertë zyrtare.

Mobi Casa

Mesfushori gjilanas kohëve të fundit është lidhur vazhdimisht me një largim të mundshëm nga kampioni evropian. Përpos disa skuadrave italiane dhe angleze, së fundmi për Shaqirin ka shprehur interesim edhe klubi gjerman i Granit Xhakës, Borussia Monchengladbach.