Uji Dea

Edhe AAK ka faj për gjendjen në shëndetësi

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani u është përgjigjur akuzave të AAK’së se shëndetësia në Kosovë po vazhdon të degradohet dhe rrënohet për çdo ditë. Agani ka thënë se konstatimet se gjithçka në shëndetësi është zi nuk janë të sakta, për shkak se ka pasur edhe përparime gjatë periudhës prej se është emëruar Ministër.

Ai ka thënë se për problemet katërmbëdhjetëvjeçare në shëndetësi bashkëfajtore është edhe AAK e cila ka qenë në pushtet bashkë me partitë tjera prej vitit 2001 deri në vitin 2007. “Anashkalimi i të arriturave nuk ndihmon në përmirësimin e gjendjes.

Dhe, nuk është mirë të realizohen poenë politik në një fushë, në të cilën përgjegjësia ka qenë e përbashkët me dekada të tëra. Të gjitha subjektet e mëdha kanë qenë në bashkëqeverisje deri në vitin 2010 dhe të gjitha janë bashkëpërgjegjëse për gjendjen në shëndetësi”, ka thënë Agani, për Gazetën Express. “Prandaj të lihet përgjegjësia vetëm në njërën anë mendoj se është e padrejtë dhe jo e ndershme”, ka shtuar ai. Sipas tij, akuzat e AAK’së nuk qëndrojnë edhe për faktin se për herë të parë disa shërbime shëndetësore janë duke u ofruar për pacientët kosovarë. “Të thuhet se gjendja në shëndetësi po rëndohet nga dita në ditë dhe në anën tjetër në gjashtë muajt e fundit me fillu për herë të parë me shërbimet e rrezatimit të kancerit, me koordinimin e hemoterapisë, të fillohet me shërbimet e kardiokirurgjisë që vetëm dje janë bërë dy ndërhyrje në zemër të hapur në QKU dhe e gjithë kjo të mos vlerësohet nuk është korrekte”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë.

Megjithëkëtë, Agani ka pranuar se ka probleme në shëndetësi, por se me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Shëndetësisë gjërat po ndryshojnë pozitivisht. “Kolegët nga AAK’ja mund të shkojnë dhe t’i pyesin më shumë se 150 mjek të rinj janë pranuar në QKU dhe nëpër spitalet rajonale nëpër Kosovë ose 500 specializantët që janë duke e kryer shkollimin specialistik dhe të dëgjojnë edhe prej tyre se a është gjendja në shëndetësi siç thonë ata apo po shihet se gjaku i ri ka filluar të hyjë në shëndetësinë kosovare”, ka thënë Agani.

Uji Dea

Sipas tij, akuzat e zyrtarëve të AAK’së po bëhen vetëm për marketing politikë pasi dihen se problemet në shëndetësi janë të trashëguara. “Unë dua t’iu përgjigjem kolegëve nga AAK’ja se ata definitivisht nuk janë të pirur që në mënyrë konstruktive t’iu qasen problemeve në shëndetësi. Por, me senzacionalizëm dhe me qëllime të pastra politike të fushatave parazgjedhore të njollosin edhe atë që është arritur në këtë periudhë kohore”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se gjendja në shëndetësi nuk është siç kanë konstatuar zyrtarët e AAK’së e dëshmon edhe rasti i heqje së tumorit nga abdomeni me metodën laparaskopike. Agani e pranon se gjendja sidomos në QKU nuk është e mirë, por se premton se do të ketë përmirësime sidomos pas miratimit të ligjit të ri për shëndetësinë.

“Sigurisht se gjendja në QKU nuk është e mirë. Është reflektim i problemeve të trashëguara me dekada të tëra. Dhe, është rezultat i dy proceseve paralele. E para, e një nënfinancimi të rëndë të shëndetësisë dhe e dyta të një sistemi anakronik të shëndetësisë, i cili tani këto ditë po e ndryshojmë me ligjin e ri të shëndetësisë”, ka pohuar Agani./express/