RCCOLA

“Eco – Higjiena” kujdeset për ambientin dhe mirëmbajtjen e institucioneve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bajram Isufi drejtor i ekzekutiv në “Eco – Higjiena” i shoqëruar edhe nga zyrtari i financave Burim Kastrati kanë nënshkruar marrëveshje me spitalin rajonal të Gjilanit për Administrimin dhe Transportimin e Mbeturinave.

Kjo marrëveshje është cilësuar pozitive dhe dobiprurëse për Spitalin e Gjilanit i cili si institucion shëndetësor deri tani nuk ka pasur kontraktues të rregullt për kujdesin e hapësirave të saja gjelbëruese dhe administrimin e transportimin e mbeturinave.

Bajram Isufi drejtor ekzekutiv e ka falënderuar menaxhmentin e Spitalit veçanërisht drejtorin Abdylatif Latifi për marrëveshjen dhe bashkëpunimin e deritashëm.

Mobi Casa

“Siç e dini e vetmja kompania “Eco-Higjiena” si kompani e licencuar për Transportimin dhe Administrimin e Mbeturinave tani po punon që çdo ditë të zgjeroj fushë veprimtarinë e vet në çdo institucion, hapësirë publike, vendbanime në mbrojtje të ambientit dhe ofrim sa më cilësorë të qytetarëve të Anamoraves. Në ditët në vijim shumë shpejt do të fusim në shërbim fshatrat Haxhaj dhe Demiraj duke vazhduar në çdo fshat tjetër ku ne administrojmë” tha Isufi.

Kurse drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se kjo marrëveshje mes spitalit dhe Eco- Higjienës” është e një rëndësie të madhe sepse ndikon në përmirësimin e kushteve hixhenike brenda qendrës spitalore. “Pos ambientit higjenik ne në të ardhmen do të shohim mundësinë që të mirëmbahet nga “Eco- Higjiena” edhe parku i spitalit. Me këtë mirëmbajtje do të kemi një ambient shumë më të favorshëm për pacientët dhe stafin e spitalit” tha Latifi./rajonipress/