UBT

“Eco – higjiena” do të mbledh mbeturinat çdo javë për “Dheun e Bardhë” dhe “Dardaninë”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar sot pilot-projektin e kompanisë “Eco – higjiena” për lagjen “Dheu i Bardhë” dhe “Dardania”, i cili në shkurt të këtij viti ka nisur implementimin për mbledhjen e mbeturinave çdo dy javë.

Që nga e hëna, më datën 10.03.2014, mbeturinat në këto dy lagje do të merren nga kompania “Eco – higjiena” çdo javë, ashtu siç ka qenë më parë.

Uji Dea

Vendimi është marrë bashkërisht me përfaqësuesit e kompanisë “Eco – higjiena”, të cilët janë ftuar në takim enkas për ta zgjidhur këtë problem, pas ankesave të shumta të qytetarëve të të dyja lagjeve, të cilët kanë bërë edhe peticion për ndryshimin e këtij pilot-projekti, pasi nuk po ua përmbush nevojat e tyre.

Komuna e Gjilanit është në shërbim të të gjithë qytetarëve për t’ua zgjidhur të gjitha problemet që i preokupojnë ata, prandaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që për çfarëdo problemi që kanë t’i drejtohen organeve komunale./rajonipress/